Lajmi i fundit

'Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë'/ Spiropali - Ramës: Mblidh mendjen! PS do të pastrohet nga ndryshqet dhe pehlivanllëqet

Rënia e një ylli futbolli/ Dikur milioner, tani mezi jeton me ndihmë sociale: Si i humba të gjitha...

Rënia e një ylli futbolli/ Dikur milioner, tani mezi jeton me ndihmë sociale: Si i humba të gjitha...

12:02, 14/10/2025

Nga Hendrick Deck, BILD

Një rrëfim i fortë nga Eike Immel (64 vjeç)!

Për rreth 20 vite, ish-portieri i kombëtares gjermane qëndroi me sukses në portë dhe fitoi miliona. Sot, frika për ekzistencën dominon jetën e tij. Në serinë e reportazheve “Gjermania e varfër” të RTL 2, Immel flet për rënien e tij, nga milioner tek personi që ka nevojë për ndihmë sociale.

Ish-futbollisti shpjegon: “Pas asaj kohe kur fitoja miliona, sot jetoj me 563 euro ndihmë shtetërore. Shteti mbështet njerëzit që kanë nevojë për ndihmë. Duhet ta them, është diçka fantastike”.

Sa ka shpenzuar gjatë karrierës së tij? “Të paktën dhjetë milionë”.

Me nostalgji, ai kujton ditët e tij kur shkëlqente si futbollist-milioner: “Ishim shumë të kërkuar, na rezervonin tavolinën më të mirë në restorante, merrnim zbritje të mëdha në sallonet e makinave, gjithçka kishte përparësi”.

Immel arriti të hynte në Kombëtaren gjermane që në moshën 19-vjeçare, duke marrë pjesë në Kampionatet Botërore të viteve 1982 dhe 1986, si dhe në Kampionatet Evropiane të viteve 1980 dhe 1988 (19 ndeshje ndërkombëtare). Me VfB Stuttgart fitoi titullin kampion dhe Superkupën (1992), gjithashtu luajti edhe te Manchester City.

Në moshën 18 vjeç, fitonte 300.000 marka në vit, dhe më pas shuma u rrit gjithnjë e më shumë. “Te Manchester City ishin pothuajse 2 milionë marka në vit. Paratë do të mjaftonin për gjithë jetën”.

Po atëherë, çfarë shkoi keq? “Kam pasur një divorc, fëmijët kishin nevojë për kujdes të mirë, kështu që një pjesë e madhe e parave u shpenzua menjëherë. Pastaj bëra investime të gabuara në prona dhe gjithashtu shpenzova shumë. Kurrë nuk kursyem për asgjë”.

Pas përfundimit të karrierës së tij për shkak të lëndimeve në vitin 1997, erdhi rënia e madhe. Immel e donte luksin pak më shumë seç duhej, dhe në 2008 deklaroi falimentin personal.

Në gusht 2025, ish-portieri i Bundesligës u dënua për mashtrim në 107 raste, me dy vjet e dy muaj burg. Vendimi nuk është ende përfundimtar.

Ai vazhdimisht ka marrë borxh para nga njerëz të ndryshëm, por nuk i ka kthyer kurrë. Mes atyre që u ka marrë borxh është edhe partnerja e kampionit të botës, të ndjerit Andy Brehme.

Që nga viti 2016, Immel jeton përsëri në qytetin e tij të lindjes, Stadtallendorf. Aty ku gjithçka filloi për të. Sot punon vullnetarisht si trajner portierësh për fëmijë dhe të rinj. Megjithatë, mënyra e tij e jetesës ka ndryshuar në mënyrë drastike. Ai jeton në apartamentin e një miku dhe as mobiliet nuk i përkasin atij.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco