Adrian Bajrami debutoi dje për Zvicrën, që barazoi pa gola ndaj Sllovenisë.
Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka reaguar përmes rrjeteve sociale, ndërsa kjo është hera e parë që pasi zgjodhi që të largohej nga kuqezinjtë.
“I lumtur dhe krenar që debutova me Zvicrën. Falenderoj të gjithë tifozët në stadium”, u shpreh Bajrami. Ky i fundit u aktivizua në minutën e 77-të.
23-vjeçari ndërkohë nuk luajti në sfidën e parë ndaj Suedisë. Ashtu si te Shqipëria më parë, qëndroi në pankinë.
Zgjedhja e tij erdhi pasi Silvinjo i kishte dërguar ftesën për ndeshjet e shtatorit. Trajneri brazilian asnjëherë nuk i dha minuta në fushë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: