Lajmi i fundit

PD dënon grisjen e flamurit izraelit: Akt kriminal dhe antisemit

UEFA cakton gjyqtaren shqiptare për sfidën e ‘Women’s Champions League”, Lyonnes-St. Pölten

UEFA cakton gjyqtaren shqiptare për sfidën e ‘Women’s Champions League”, Lyonnes-St. Pölten

09:58, 14/10/2025

Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta, është caktuar nga UEFA të drejtojë ndeshjen e fazës së grupeve në “UEFA Women’s Champions League”,  OL Lyonnes – St. Pölten, që do të luhet nesër në “OL Stadium”, në orën 18:45.

Në këtë sfidë, i gjithë ekipi arbitrues do të jetë shqiptar. Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu do të jenë asistente, ndërsa Eglantina Pjetrushaj do të mbajë detyrën e arbitres së katërt.

Gjyqtari Kreshnik Bajramaj, do t’i vijë në ndihmë  Emanuela Rustës nga dhoma e VAR-it, së bashku me asistentin e tij në AVAR, Albert Doda.

Ky është një tjetër konfirmim i besimit që UEFA i jep arbitrave shqiptarë në ndeshjet e rëndësishme ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco