Lajmi i fundit

PD dënon grisjen e flamurit izraelit: Akt kriminal dhe antisemit

Paradoksi me San Marinon, humbja me shumë gola mund ta çojë në ‘play-off’ të Botërorit

Paradoksi me San Marinon, humbja me shumë gola mund ta çojë në ‘play-off’ të Botërorit

22:54, 13/10/2025

Mund të duket e pabesueshme, por përfaqësuesja modeste e San Marinos mund të përfitojë nga një skenar vërtet paradoksal në kualifikueset e Botërorit 2026: një humbje me shumë gola ndaj Rumanisë mund t’i hapë rrugën historike drejt “play-off”-it të zonës europiane. Një situatë që në pamje të parë tingëllon absurde, por që bazohet në një mekanizëm të ndërlikuar të UEFA Nations League dhe kombinimeve të rezultateve në Grupin H.

San Marino, që ka mbyllur pothuajse çdo shans për kualifikim përmes renditjes në grup, e sheh veten sërish në lojë falë suksesit të vitit të kaluar në Ligën D të Nations League, ku doli fitues në grupin me Gjibraltarin dhe Lihtenshtejnin. Sipas sistemit aktual, përveç 12 fituesve të grupeve të kualifikueseve, edhe katër skuadra shtesë nga Nations League do të marrin pjesë në “play-off”. Këto do të jenë fituese të grupeve të Nations League që nuk janë kualifikuar drejtpërdrejt apo përmes renditjes së tyre në grupet e Botërorit.

Aktualisht, favoritët për vendet e “play-off”-it përmes Nations League janë Uellsi, Rumania, Suedia dhe Moldavia, ndërsa San Marino është e para “nën vijën e kualifikimit”. Por gjithçka mund të ndryshojë nëse Rumania arrin të mbyllë në vendin e dytë në Grupin H, pas Austrisë dhe para Bosnjës. Në atë rast, San Marino, si pasardhëse në renditjen e Nations League, do të përfitonte automatikisht një vend në “play-off”.

Në mënyrë ironike, ndeshja e fundit e grupit do të jetë pikërisht Rumani – San Marino. Një humbje e thellë për sanmarinezët do t’i ndihmonte rumunët të forconin diferencën e golave dhe të siguronin vendin e dytë, duke i dhënë vetë San Marinos një biletë për “play-off” përmes sistemit të Nations League.

Një skenar i çuditshëm, por real, që tregon edhe një herë se futbolli ndonjëherë mund të jetë më shumë matematikë sesa lojë. Dhe për San Marinon, ndoshta ky është shansi më i madh historik për të ëndërruar pjesëmarrjen në një Botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco