Lajmi i fundit

PD dënon grisjen e flamurit izraelit: Akt kriminal dhe antisemit

Një spanjoll ‘snobon’ Pedrin: Për mua, Vitinha është mesfushori më i mirë në botë

Një spanjoll ‘snobon’ Pedrin: Për mua, Vitinha është mesfushori më i mirë në botë

19:44, 13/10/2025

Trajneri i kombëtares portugeze, Roberto Martinez, ka bërë një deklaratë që ka ngritur shumë debat në botën e futbollit. Ai e ka shpallur Vitinha-n si “mesfushorin më të mirë në botë”, duke lënë plotësisht jashtë vëmendjes ‘yllin’ e Barcelonës, Pedri.

“Për mua, Vitinha është mesfushori më i mirë në botë,” – tha Martinez në një intervistë për mediet portugeze.

“Edhe João Neves është ndër më të mirët, megjithëse kanë karakteristika të ndryshme. Statistikat flasin vetë, gjatë sezonit të kaluar, Vitinha ishte mesfushori më i mirë në Champions League. Duhet të pranojmë opinionet, por edhe të mbështetemi tek objektiviteti.”

Kjo deklaratë është parë nga shumëkush si një shenjë favorizimi e lojtarëve portugezë, pasi si Vitinha ashtu edhe João Neves janë pjesë e kombëtares që drejton Martinez dhe njëkohësisht bashkëlojtarë te PSG.

Megjithatë, faktet statistike janë në anën e trajnerit: Vitinha përfundoi në vendin e tretë në renditjen e “Topit të Artë” 2025, pas Dembélé-së dhe Lamine Yamal-it, ndërsa Pedri u rendit në vendin e 11-të.

 

Deklarata e Martinezit ka ndezur diskutime në Spanjë dhe Portugali, me shumë tifozë që ndahen mes objektivitetit të numrave dhe emocionit që sjell stili i Pedrit. Në çdo rast, duket se Vitinha po konsolidohet si një nga mesfushorët më dominues të brezit të tij, si në klub, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco