Lajmi i fundit

PD dënon grisjen e flamurit izraelit: Akt kriminal dhe antisemit

Mitrovic beson ende te mrekullia: Shpresoj që Shqipëria do të gabojë, Botërori nuk është i pamundur

Mitrovic beson ende te mrekullia: Shpresoj që Shqipëria do të gabojë, Botërori nuk është i pamundur

19:40, 13/10/2025

Pas disfatës ndaj Shqipërisë, situata në kampin e Serbisë mbetet e tensionuar. Megjithatë, sulmuesi kryesor i kombëtares, Aleksandar Mitroviq, në një konferencë për shtyp para sfidës me Andorrën, u shpreh se ende ka besim se gjithçka mund të ndryshojë.

“Pas një humbjeje të tillë, është e vështirë për të gjithë – për skuadrën dhe kombin. Por futbolli nuk ndalet. Duhet të reagojmë menjëherë dhe të marrim një rezultat pozitiv. Tani gjithçka nuk varet nga ne, por nga të tjerët. Gjithsesi, ne duhet të fitojmë tri ndeshjet e fundit dhe të shpresojmë që rezultatet e tjera të na favorizojnë,” – tha Mitroviq.

Sulmuesi i Al Hilal shtoi se beson ende në një skenar të mundshëm ku Shqipëria mund të humbasë pikë në ndeshjet e mbetura:

“Unë besoj se edhe Shqipëria do të gabojë. Për ne, më e rëndësishmja është të mendojmë për ndeshjen me Andorrën – aty duhet të fitojmë me çdo kusht.”

Mitroviq pranoi se humbja ndaj kuqezinjve ka lënë gjurmë të thella:

“Do të na dhemb për një kohë të gjatë ajo ndeshje. Ishte një mësim i madh, sidomos për lojtarët e rinj dhe debutuesit. Por duhet të ecim përpara. Pas Andorrës, do të analizojmë gjithçka që ndodhi të shtunën.”

Në fund, ai theksoi se objektivi i vetëm i Serbisë është të fitojë çdo takim që i ka mbetur:

“Nuk ka rëndësi kush shënon, unë apo dikush tjetër. Mund të bëj tregolësh, mund të shënoj një herë, nuk ka rëndësi. E vetmja gjë që ka vlerë tani është fitorja. Për ne, ndeshja me Andorrën është një sfidë ‘të jesh apo të mos jesh’.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco