“Infantino ka ide çdo mëngjes, në çdo orë dhe në çdo fjalim. Shpresoj që kjo të jetë vetëm një tjetër ide, si ajo e Kupës së Botës për Klube apo rritja e numrit të skuadrave kombëtare… Shpresoj që të mbetet vetëm një ide”.
Kështu është shprehur Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, lidhur me hipotezën e propozuar nga FIFA për zhvillimin e Kupës së Botës në dimër:
“Së pari, këto janë çështje që duhet të dakordohen me të gjitha ligat, pasi kampionatet zhvillohen nga gushti deri në maj. Një ndryshim i tillë do ta përmbyste tregun audioviziv dhe do t’i dëmtonte ndjeshëm garat. Nuk e di nëse Infantino e sheh si problem këtë gjë”.
Kreu i klubeve spanjolle foli gjithashtu për ndeshjen Villarreal–Barcelona, e cila më 20 dhjetor do të luhet në një kontinent tjetër (në Miami), njësoj si Como–Milan që pritet të zhvillohet në Australi.
“Nuk është çështje parash, – theksoi Tebas. – Ne kemi zakon të monetizojmë gjithçka, por NFL nuk vjen në Madrid për para, as NBA nuk shkon në Europë për para. Ata shkojnë për të ndërtuar një markë dhe për të krijuar tifozë të rinj. Ne kemi shumë tifozë në SHBA, sidomos katalanasit. Përparësi absolute kanë tifozët e Villarrealit që dëshirojnë të vijnë. E theksoj: kjo nuk është nismë me synim përfitimin ekonomik. Është si ndeshjet miqësore që zhvillojnë klubet. Do të luajmë vetëm një ndeshje të La Liga-s në vit jashtë Spanjës, ky është qëllimi. Në Europë kemi diçka të mirë: futbollin. Synimi është të promovojmë traditën”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: