Kombëtaret që e kanë siguruar kualifikimin në Botëror, shpresojnë edhe Shqipëria me Kosovën

Kombëtaret që e kanë siguruar kualifikimin në Botëror, shpresojnë edhe Shqipëria me Kosovën

12:49, 13/10/2025

Me Ganën, është ngritur në 21 numri i Kombëtareve të kualifikuara në Botërorin 2026.

Ndërkohë, kanë mbetur edhe 27 vende të lira, duke e pasur parasysh se në Kupën e Botës marrin pjesë 48 Kombëtare, shkruan.

16 vende janë rezervuar për Kombëtaret nga Evropa, që nënkupton se Kosova dhe Shqipëria janë ende në lojë për të shkuar në Botëror përmes “play-off”-it.

Të dy ekipet, si kuqezinjtë, ashtu edhe “Dardanët”, ndodhen në vend të dytë në grupet përkatëse.

Më poshtë mund ta shihni listën e Kombëtareve që tashmë e kanë siguruar kualifikimin në kompeticionin që do të mbahet verën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.

VENDET MIKPRITËSE

SHBA

Kanadaja

Meksika

AZIA

Australia

Koreja e Jugut

Japonia

Jordania

Irani

Uzbekistani

AFRIKA

Algjeria

Egjipti

Gana

Maroku

Tunizia

AMERIKA E JUGUT

Argjentina

Brazili

Kolumbia

Ekuadori

Paraguai

Uruguai

OQEANIA

Zelanda e Re

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco