Kombëtarja e Shqipërisë arriti një fitore të madhe mbrëmë ndaj Serbisë me rezultatin 0-1, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Pas ndeshjes, trajneri Sylvinho doli para gazetarëve në konferencën për shtypin, ku ndodhi një episod që shkaktoi të qeshura.
Tekniku brazilian, i entuziazmuar pas triumfit, nisi të fliste shqip para gazetarëve serbë, duke harruar për një çast se ndodhej në territorin serb. “Përshëndetje…”, tha ai, përpara se të kuptonte gafën, duke kërkuar falje dhe kapur kokën me duar. Një moment ilariteti që shënoi fundin e një nate historike për kuqezinjtë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: