Zhegrova, mesazh qetësie nga Foda për Juventusin: Duhet trajtuar me kujdes

Zhegrova, mesazh qetësie nga Foda për Juventusin: Duhet trajtuar me kujdes

18:40, 12/10/2025

Trajneri i Kosovës, gjermani Franco Foda, i ka dhënë të drejtë Igor Tudor-it në mënyrën si po menaxhon Edon Zhegrovën tek Juventusi. Pas ndeshjes me Slloveninë, ku ‘ylli’ kosovar u aktivizua vetëm në minutën e 88-të, Foda u shpreh: “Edoni është lojtar i nivelit të lartë, por nuk duhet harruar se nuk luan që nga janari. Ishte i lodhur pas stërvitjes së fundit dhe duhet trajtuar me kujdes.”

Këto fjalë janë një përgjigje e qartë për ata që e kanë kritikuar Tudor-in për minutat e pakta që i ka dhënë ish-lojtarit të Lille. Pas dëmtimit të rëndë sezonin e kaluar, rikuperimi i Zhegrovës ka qenë më i vështirë sesa pritej dhe kthimi në formën më të mirë kërkon durim.

Deri tani, sulmuesi anësor ka luajtur vetëm disa minuta: tri plus shtesën kundër Dortmundit në Ligën e Kampionëve dhe shtatë ndaj Veronës në kampionat. Megjithatë, Juventusi beson shumë tek ai, siç tregon kontrata afatgjatë deri në qershor 2030.

Kur Zhegrova të arrijë kondicionin optimal, Tudor do të ketë në dorë një armë të vlefshme për të ndryshuar ritmin dhe befasuar kundërshtarët. Për momentin, prioritet mbetet që lojtari të mos rrezikohet dhe të rikthehet gradualisht në formën që e bëri një nga talentet më të ndritur të rajonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco