Situatë e tensionuar në Serbi, nuk largohet vetëm Stojkoviç. Federata del me njoftim zyrtar

Situatë e tensionuar në Serbi, nuk largohet vetëm Stojkoviç. Federata del me njoftim zyrtar

12:03, 12/10/2025

Dragan Stojkoviç zyrtarisht nuk është trajner i Serbisë. Federata ka njoftuar largimin e teknikut, që paraqiti dorëheqjen menjëherë pas humbjes me Shqipërinë.

Situata ishte e tensionuar te Serbia, ndërsa po ashtu Goran Doroviç është larguar.

Doroviç me të gjithë ndihmësit e Stojkoviç tashmë nuk janë pjesë e Serbisë. Në Andorra udhëton një tjetër staf dhe federata ka publikuar detaje.

Federata e Serbisë ka njoftuar se drejtimin e skuadrës e merr Zoran Mirkoviç. Ky i fundit është trajner i Kombëtares U-21.

Të premten e ardhshme, do të ketë mbledhje për të vendosur trajnerin e ri. Emri i Veljko Paunoviç qarkullon si pasuesi i Stojkoviç deri tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco