Humbja me Shqipërinë, futbollisti i Serbisë shpërthen me akuza kundër trajnerit Stojkoviç: Tradhtarët duan…

Humbja me Shqipërinë, futbollisti i Serbisë shpërthen me akuza kundër trajnerit Stojkoviç: Tradhtarët duan…

11:33, 12/10/2025

Nemanja Raonjiç ka shpërthyer pas humbjes që Serbia mori ndaj Shqipërisë. Mediat në Serbi tregojnë se i drejtohet trajnerit Stojkoviç, me sinjalet e dërguara përmes këngës në rrjetet sociale.

Në tekstin e shpërndarë nga 29-vjeçari këndohet: “Ti nuk ishe kurrë hero, të fal për këtë sepse tradhtarët e duan vetëm veten”. Raonjiç nuk ftohet nga Serbia prej vitit 2023.

Anësori është pjesë e Crvena Zvezdës, ndërsa është shprehur edhe më parë kundër trajnerit Stojkoviç. Ky i fundit paraqiti dorëheqjen pas ndeshjes me Shqipërinë.

Radonjiç e cilëson tradhtar Stojkoviçin. Trajneri serb shpesh është kritikuar për zgjedhjet e tij në përfaqësuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco