Myrto Uzuni e nisi nga minuta e parë për Kombëtaren, që fitoi me rezultat 0-1 ndaj Serbisë.
“Emocion shumë i madh sot, mendoj kemi bërë histori. Ndeshje e jashtëzakonshme, kemi dhënë maksimumin. Grupi që të dërgon përpara.
Ka qenë periudhë shumë e vështirë për mua. Futbolli kështu e ka me ulje ngritje. Mundohem të stërvitem ekstra për të ardhur këtu ku jam sot. E shikoja që Hysaj po vuante në krah me Pavloviç.
Unë jetoj për futboll. Jam shumë i lumtur për këtë .Nëse te kombëtarja thirrem si mbrojtës i majtë, do luaj. Festuam shumë presidentin, trajnerin dhe të gjithë. Ka qenë festë e jashtëzakonshme” zbuloi Uzuni.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: