Mesfushori i Kombëtares, Juljan Shehu, foli pas triumfit historik që Shqipëria arriti në transfertë ndaj Serbisë.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh: “Emocionet janë të papërkueshme. Kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës sime. I falenderoj të gjithë pafund, që më bënë këtë ditë të mundur. Bëmë krenarë gjithë shqiptarinë.
Motivi ishte maksimal, e dinim që ishte ndeshje jetë a vdekje. Dhamë maksimumin, që kjo ditë të vinte. Është dita jonë, që të festojmë dhe ta shijojmë këtë moment.
Rrugëtimi im, që nga Kastrioti deri sot, nuk ka qenë i lehtë. Pata dëmtim që më la mbrapa. Jam i lumtur që jam në këto momente. Përherë puna shpërblehet, jam i lumtur që kam arritur këtu sot.
Tirana le të festojë sot, është dita e gjithë shqiptarisë që të festojë sot”, u shpreh Juljan Shehu.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: