Shqipëria do të përballet sonte me Serbinë në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit, shkruan Syri.net.
Sfida e vlefshme për Grupin K eliminator të Botërorit 2026 do të startojë në orën 20:45.
Të dy ekipet duan fitoren për vendin e dytë, pasi kreu është “blinduar” nga Anglia.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës.

Kuqezinjtë duan të ruajnë vendin e dytë në grup dhe një rezultat pozitiv do ta afronte më shumë ekipin e drejtuar nga Silvinjo me sigurimin e play-off të turneut.
Trajneri ka bërë zgjedhjet e tij për këtë sfidë duke i dhënë fund dilemave për repartin e avancuar, ku treshja që do të ketë si detyrë kryesore të rrezikojë portën kundërshtarë do të përbëhet nga Broja dhe Uzuni nga krahët me Manajn në qendër.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: