Shqipëria do të përballet sonte me Serbinë në stadiumin “Duboçica”, në orën 20:45.
Gjatë stërvitjes së djeshme në Leskovac, në stadium mungonte flamuri jonë kombëtar.
Por sot është vendosur se bashku me flamurin e UEFA-s. Pavarësisht dëshirës jo të madhe për ta vendosur flamurin kuqezi, duket se serbët nuk kanë pasur zgjidhje tjetër, siç mund t’i shihni në video.
Rikujtojmë që sot në stadium do të jenë rreth 5000 tifozë të pranishëm, por asnjë nuk do të futet në stadium duke pasur vetëm biletën. Kështu çdo tifoz do të jetë i identifikuar me biletë të personalizuar.
Kjo ndeshje është “jetë a vdekje” për kuqezinjtë të cilët duan të mbajnë gjallë ëndrrën për të shkuar në Botërorin 2026.
Video dhe foto e marrë nga LSA
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: