Në prag të ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2026, atmosfera në kampin serb ka qenë plot humor. Në konferencën për shtyp, krahas trajnerit Dragan Stojković, u shfaq edhe Aleksandar Mitrovic, golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares serbe. Sulmuesi i Al-Hilal-it nuk dha një përgjigje të qartë nëse do të jetë titullar, por la të kuptohet se ndoshta trajneri po luan me “lojëra taktike”.
“Pyetja është për trajnerin nëse do të nis nga minuta e parë. Unë ndiej se jam gati. Pas dëmtimit, jam rikthyer në formë, kam rifituar ritmin, kam shënuar gola dhe dhënë asistime. Fiziologjikisht ndihem shumë mirë... Ndoshta është vetëm një nga lojërat e Piksi-t fakti që jam këtu në konferencë,” – tha Mitrovic me një buzëqeshje, duke shkaktuar të qeshura mes gazetarëve.
Ndërkohë, trajneri Stojković konfirmoi më pas se Mitrovic do të jetë në formacionin titullar përballë Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një nga pikat më të forta të skuadrës.
Serbia dhe Shqipëria do të përballen të shtunën në mbrëmje (20:45) në Leskovac, në një ndeshje që mund të përcaktojë fatin e kualifikimit për Botërorin 2026.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: