‘Do të zhvishem nëse Shqipëria e mposht Serbinë’, premtimi i Lorenco Jeminit ‘trondit’ serbët

‘Do të zhvishem nëse Shqipëria e mposht Serbinë’, premtimi i Lorenco Jeminit ‘trondit’ serbët

08:58, 10/10/2025

‘Përpara ndeshjes së shumëpritur Serbi–Shqipëri, që do të zhvillohet të shtunën, në orën 20:45 në Leskovc, një deklaratë e papritur ka bërë bujë të madhe në mediet sportive. Ish-gjyqtari i FIFA-s, Lorenco Jemini, sot analist në emisionin televiziv “Procesi Sportiv”, ka habitur publikun me fjalët e tij të zjarrta përpara këtij dueli me tension të lartë.’ Kështu shkruan portali i njohur serb ‘blic’, duke iu referuar një premtimi të ish-gjyqtarit të njohur shqiptar, të cilin që në titullin e konsiderojnë tronditje (Ish-gjyqtari i FIFA-s tronditi me deklaratën: Do të zhvishem nëse Shqipëria e mposht Serbinë!)

Image

Më poshtë artikulli vijon: “Shpresoj që kjo të jetë dita më e mirë për ekipin tonë. Dua të fitojmë 0–1, nuk ka nevojë për më shumë. Do të jetë shumë e vështirë, e them si tifoz, por vetëm dua të fitojmë 0–1. Nëse ndeshja përfundon me këtë rezultat, do të zhvishem në studio,” – deklaroi Jemini me tone plot pasion.

Ai shtoi me humor se do të shikojë takimin i veshur me fanellën e kombëtares shqiptare dhe në rast fitoreje “do ta heq atë për të festuar.” “Nëse fitojmë bindshëm, ndoshta do të lirohem nga gjithçka,” – tha ai duke qeshur.

Deklarata e tij vjen pas ditëve të tensionuara që kanë paraprirë ndeshjen, përfshirë raportimet për përpjekje për të futur simbole të ndaluara në stadium dhe paralajmërimet për masa të rrepta sigurie nga Federata e Futbollit të Serbisë.

Në aspektin sportiv, Shqipëria ndodhet në vendin e dytë të Grupit K me 8 pikë, ndërsa Serbia renditet e treta me 7 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Takimi në Leskovc pritet të ketë një ndikim të madh në ecurinë e kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, dhe tensioni, si brenda ashtu edhe jashtë fushës, është në nivele të larta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco