Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 26-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Italia kundër Estonisë dhe Izraelit, Gatuzo: Të tregojmë karakter, s’na lejohet asnjë gabim

Italia kundër Estonisë dhe Izraelit, Gatuzo: Të tregojmë karakter, s’na lejohet asnjë gabim

22:54, 08/10/2025

Italia ka nisur përgatitjet në Koverçiano për dy ndeshjet e rëndësishme të kualifikimeve drejt Botërorit 2026: më 11 tetor kundër Estonisë dhe më 14 tetor kundër Izraelit.

Kombëtarja e Xhenaro Gatuzos ndodhet në vendin e dytë të Grupit I, me pak gjasa për të kapur Norvegjinë kryesuese, por trajneri nuk dorëzohet. “Me Estoninë kemi gjithçka për të humbur”, tha Gatuzo në konferencën për shtyp.

“Do të jetë një betejë e vërtetë, duhet të dimë të vuajmë dhe të tregojmë karakter. Nuk mund të lejojmë asnjë gabim, sepse çdo pikë është vendimtare”.

Trajneri pranoi se atmosfera rreth Kombëtares nuk është e qetë: “E di që nuk ka shumë entuziazëm, në Udine do të ketë pak spektatorë, por kjo nuk na ndalon. Duhet të luftojmë për flamurin dhe për vendin tonë. E kam thënë djemve: nëse duam të shkojmë në Botëror, duhet të japim gjithçka që kemi”, deklaroi tekniku i Italisë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco