Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

Golat në Champions/ Salah barazon legjendat Shevchenko dhe Ibrahimovic

Golat në Champions/ Salah barazon legjendat Shevchenko dhe Ibrahimovic

13:02, 18/09/2025

Ylli egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, po vazhdon të shkruajë emrin e tij me shkronja të arta në historinë e futbollit botëror dhe gjatë mbrëmjes së djeshme ai ka arritur një rekord jo të vogël duke barazuar numrin e golave me dy legjenda në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli mposhti Atleticon Madridin me rezultat të ngushtë 3–2 në ndeshjen e luajtur në “Anfield” në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve 2025-2026.

Sulmuesi i “The Reds”, Mohamed Salah, dha një asistim për Andrew Robertson në minutën e 4-të dhe shënoi vetë në minutën e 6-të.

Egjiptiani 33-vjeçar ka shënuar golin e tij të 48-të në Ligën e Kampionëve, duke u barazuar në vendin e 12-të dhe të 14-të në listën e golashënuesve të të gjitha kohërave të turneut.

Salah e ndan këtë vend me Andriy Shevchenkon dhe Zlatan Ibrahimovicin, por e ka bërë këtë në më pak ndeshje.

Për të arritur shifrën e 48 golave, Salah ka luajtur 89 ndeshje, për dallim nga ukrainasi Shevchenko me 100 ndeshje dhe Ibrahimovic me 124 ndeshje.

Këtë sezon, Salah ka shënuar tri gola dhe ka dhënë dy asistime në 6 ndeshje me klubin anglez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco