Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

Neuer feston fitoren e 100-të në Champions: Mposhtëm kampionët e botës

Neuer feston fitoren e 100-të në Champions: Mposhtëm kampionët e botës

11:51, 18/09/2025

Fitorja përballë Chelseat (3-1) ishte e veçantë për Manuel Neuer, pasi portieri gjerman koleksionoi triumfin e 100-të në Champions League duke u bashkuar kështu me një “klub” të vogël lojtarësh siç janë Iker Casillas (101), Thomas Muller (111) dhe Cristiano Ronaldo (115).

“Është padyshim një numër i shkëlqyer. Për mua ka shumë rëndësi që të kemi arritur këto fitore së bashku me ekipin. Mposhtëm kampionët e botës”, tha 39-vjeçari.

“Ky numër fitoresh është “i pabesueshëm”, shtoi trajneri Vincent Kompany, i cili vlerësoi portierin e tij.

“Ai mbetet një shembull shumë i mirë për ne. Ai është një model kaq i shkëlqyer për shumë nga djemtë. Kur them se djemtë duhet të punojnë shumë dhe të jenë një ekip, është më e lehtë kur Manuel Neuer jep shembullin. Nëse ai e bën këtë, të gjithë duhet ta bëjnë”, tha belgu.

Përballë Chelseat, Neuer theu një tjetër rekord në këtë kompeticion pasi është lojtari më i vjetër që ka bërë një paraqitje në Ligën e Kampionëve për Bayernin.

Në moshën 39 vjeç e 174 ditë ai kaloi Lothar Matthaus, i cili kishte luajtur me ekipin bavarez ndeshjen e fundit në moshën 38 vjeç e 353 ditë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco