Superkupa e Italisë për sezonin 2025/26 do të zhvillohet sërish në Riad, për herë të tretë me formatin “Final Four”. Kjo formë e turneut parashikon dy gjysmëfinale eliminatore dhe një finale, sipas njoftimit të Ligës Serie A.
Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 18 dhe 19 dhjetor 2025: Napoli do të përballet me Milanin më 18 dhjetor, ndërsa Bologna do të luajë ndaj Interit më 19 dhjetor. Finalja, mes fituesve të gjysmëfinaleve, është caktuar për 22 dhjetor 2025.
Në këtë turne do të marrin pjesë: Napoli, kampioni i Italisë; Bologna, fituese e Kupës së Italisë; Interi, vendi i dytë në kampionat; dhe Milani, finalisti i fundit i Kupës së Italisë.
Vitin e kaluar, trofeu u fitua nga Milani, i cili në finale mundi Interin 3-2, duke u rikthyer nga 0-2.
Ky format ‘Final Four’ pritet të ofrojë ndeshje me shumë intensitet dhe emocione, duke nisur me përballjen e Napolit dhe Milanit dhe duke kulmuar më 22 dhjetor me finalen e madhe.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: