Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

Daja, pas humbjes ndaj Teutës: Reaguam sikur e kishim fituar ndeshjen

Daja, pas humbjes ndaj Teutës: Reaguam sikur e kishim fituar ndeshjen

18:21, 17/09/2025

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka shprehur zhgënjim pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Teutës, duke kritikuar mënyrën se si lojtarët menaxhuan pjesë të lojës. Ai vuri theksin edhe te mungesa e kohës efektive të lojës, që sipas tij nuk kaloi 12 minuta.

“Teuta e meritoi fitoren për shkak të dëshirës dhe sakrificës. Unë i thashë gjyqtarit se donim të luanim futboll, por nuk bëhet dot me kaq pak minuta efektive. Ai më tha se e keni ju në dorë. Unë kam në dorë vetëm ekipin tim”, u shpreh Daja.

Tekniku theksoi se pas kartonit të kuq për Teutën, Dinamo nuk reagoi siç duhej: “Në vend që të shtonim ritmin, u sollëm sikur ndeshja ishte fituar. Me një lojtar më shumë, ndeshja shpesh bëhet edhe më e vështirë, sepse duhet ruajtur ekuilibri”.

Sipas tij, Dinamos i mungoi cinizmi për ta çuar topin në rrjetë, ndërsa përmendi edhe boshllëqet që kanë lënë lojtarët e larguar nga sezoni i kaluar: “Kemi krijuar volum, por nuk arritëm të shënonim. Na mungon Guindo ose eksperienca e Itodos dhe Zabërgjas. Rastet i patëm, por nuk patëm vendosmërinë e duhur”.

Daja shtoi se lodhja nga Europa nuk ishte shkaku, por më shumë problemet strategjike: “Duhej të reagonim më shpejt kur humbnim topin. Sot nuk ishte çështje fizike, por e vendimeve në fushë”.

Ai përfundoi duke vlerësuar Hekuran Berishën si një element premtues, por ende në proces përshtatjeje: “Ka potencial, por në zona të vogla i duhet më shumë përvojë. Koha do ta ndihmojë të shndërrohet në lojtar të rëndësishëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco