Real Madridi konfirmon dëmtimin e Alexander-Arnold

Real Madridi konfirmon dëmtimin e Alexander-Arnold

14:09, 17/09/2025

Real Madridi ka konfirmuar përmes një komunikate zyrtare dëmtimin e mbrojtësit të djathtë, Trent Alexander-Arnold, i cili u detyrua të largohej nga fusha vetëm katër minuta pas fillimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Olympique de Marseille.

Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera të mërkurën paradite nga shërbimi mjekësor i Real Madridit, është zbuluar se Alexander-Arnold ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e pasme të këmbës së majtë.

Klubi konfirmoi se lojtari do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë prej gjashtë deri në tetë javë, në varësi të ecurisë së rikuperimit.

“Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Trent Alexander-Arnold nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një dëmtim muskulor në kofshën e pasme të këmbës së majtë. Pritet përparimi”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.

Ky dëmtim vjen në një moment të rëndësishëm të sezonit, kur Real Madridi ka përpara një kalendar të ngjeshur me ndeshje vendimtare si në La Liga, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Për më tepër, dëmtimi i anglezit e komplikon më tej situatën në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke i kufizuar opsionet për trajnerin Xabi Alonso.

Zgjedhjet e tij do të jenë vendimtare, sidomos në përballjen e radhës kundër Kairat Almaty, e planifikuar për 30 shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco