Galiani flet pas vizitës së tij në ‘San Siro’: Erdha për të mbështetur ekipin e preferuar

Galiani flet pas vizitës së tij në ‘San Siro’: Erdha për të mbështetur ekipin e preferuar

13:52, 17/09/2025

Adriano Galiani ndodhej në “San Siro”, ndërsa Milani po luante me Bolonjën.

Tifozët kuqezi filluan të ëndërrojnë një rikthim të mundshëm.

Galiani foli pas vizitës te Milani duke hedhur poshtë zërat.

Më tej shtoi se Milanin e ndjek vazhdimisht, si tifoz.

“Asgjë e vërtetë. Unë jam një tifoz i Milanit, 31 vjet te Milani. Erdha në ‘San Siro’ për të qenë tifoz i Milanit dhe për të mbështetur ekipin tim të preferuar”, tha Galiani fillimisht.

Më pas e mbylli duke shtuar: “Gjithmonë e kam bërë këtë gjatë viteve. Me Berluskonin ne e shitëm Milanin në vitin 2017. Kanë kaluar tetë vjet. Unë, për sa kohë që ishin ndeshjet e Monzës, gjithmonë kam vazhduar ta shikoj Milanin. Nuk është se shkova vetëm të dielën në mbrëmje. Kështu që asgjë, forca Milan!”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco