Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

Champions League/ Mbape kalon me gola legjendën Van Nistelroi

Champions League/ Mbape kalon me gola legjendën Van Nistelroi

09:50, 17/09/2025

Fitorja 2-1 e Real Madridit ndaj Olimpik Marsejës, ka bërë që ekipi spanjoll të shkruajë emrin e tij në librat e historisë së turneut.

Ai u gjend në dizavantazh dhe ktheu rezultatin falë dy penalltive, të dyja të realizuara nga Mbape.

Këto dy penallti bënë që madrilenët të ishin klubi me më shumë penallti në favor në Ligën e Kampioneve, me 63 të tilla, duke lënë pas Bajern Mynih me 62 dhe Barcelonën me 56.

Ndërkohë, dy golat e shënuar sot çuan Kilian Mbape në kuotën e 57 golave në këtë turne, duke kaluar një tjetër legjendë si Rud Van Nistelroi e barazuar Tomas Myler.

Tani ai ka përpara vetëm 5 futbollistë që kanë shënuar më shumë në historinë e turneut: Kristiano Ronaldo (140), Lionel Mesi (129), Robert Levandovski (105), Karim Benzema (90) dhe Raul (71).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco