Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

Zhvillim historik për ‘San Siron’, marrëveshje klub–bashki, hapet rruga për shitjen

Zhvillim historik për ‘San Siron’, marrëveshje klub–bashki, hapet rruga për shitjen

19:15, 16/09/2025

Milano është pranë një vendimi historik për të ardhmen e stadiumit ‘San Siro’. Pas shumë vitesh diskutimesh e pengesash, bashkia dhe klubet kanë arritur një marrëveshje që i hap rrugë shitjes së impiantit.

“Nëse gjithçka shkon mirë, nesër do të kalojmë në mbledhjen e këshillit bashkiak me vendimin për shitjen e ‘San Siros’, sepse, në fakt, me klubet kemi arritur një marrëveshje,” – deklaroi kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, në një intervistë për RTL 102.5.

Sala shtoi se stadiumi duhet të jetë gati brenda vitit 2031, pasi UEFA ka paralajmëruar se Milano nuk do të merret në konsideratë për Europianin e 2032-s nëse ‘San Siro’ mbetet në gjendjen aktuale.

Detajet financiare të shitjes ende nuk janë zbuluar, por rëndësia e marrëveshjes është shumë më e madhe se shifrat. Ky zhvillim i gjatë e i ndërlikuar i hap rrugë Milanos që të ketë një stadium modern, në përputhje me standardet e impianteve më të mira europiane.

Pasi u hodhën poshtë opsionet alternative si Rozzano për Interin dhe San Donato për Milanin, duket se shtëpia e përbashkët e zikaltërve dhe kuqezinjve do të mbetet në zemër të qytetit.

Tani mbetet vetëm të pritet votimi i nesërm dhe të shpresohet që gjithçka të shkojë në drejtimin e duhur. Marrëveshja e shumëkërkuar është arritur, tani nis puna për t’i dhënë Milanos stadiumin që meriton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco