Fillimi i sezonit për Manchester United nuk ka sjellë asnjë ndryshim krahasuar me vitin e kaluar. Pas humbjes 3–0 në derbin ndaj Manchester City-t, trajneri Ruben Amorim u shpreh hapur: “Nuk është bilanci që duhet të ketë Manchester United”. Pavarësisht mbështetjes zyrtare nga drejtuesit e klubit, raportimet nga Anglia thonë se durimi po soset.
Sipas ‘Mirror’, bordi i “Djajve të Kuq” i ka dhënë portugezit vetëm tri ndeshje afat për të përmbysur situatën. Nëse rezultatet nuk ndryshojnë ndaj Chelsea-t (në shtëpi), Brentford-iy (në transfertë) dhe Sunderland-it (në shtëpi), atëherë Amorim pritet të largohet.
Kandidatët për stolin e United
Gazeta britanike përmend pesë emra që janë në shënjestër të klubit:
Presioni rritet
Me lojtarë si Bruno Fernandes dhe Diogo Dalot në skuadër, pritshmëritë për United mbeten shumë të larta. Sidoqoftë, statistikat e fundit janë zhgënjyese: vetëm 11 fitore në 38 ndeshje të Premier League-s sezonin e kaluar dhe një renditje në vendin e 15-të. Nëse Amorim nuk arrin të përmbysë trajektoren brenda tri ndeshjeve të ardhshme, drejtuesit pritet të veprojnë me vendosmëri.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: