Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

Inter, probleme në shpinë për Lautaron, ja ndryshimet që do të bëjë Chivu kundër Ajax-it

Inter, probleme në shpinë për Lautaron, ja ndryshimet që do të bëjë Chivu kundër Ajax-it

17:10, 16/09/2025

Alarm te Interi për Lautaro Martinez-in në prag të debutimit në Champions League, në Amsterdam, kundër Ajax-it: kapiteni zikaltër mungoi në seancën e fundit stërvitore në fushë dhe punoi vetëm në palestër për shkak të një problemi në shpinë, por megjithatë do të udhëtojë rregullisht drejt Holandës.

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse “Toro” do të zbresë në fushë: ndërkohë ‘ngrohet’ Bonny për të bërë çiftin e sulmit me Marcus Thuram. Darmian nuk udhëton, pasi po vuan nga një dhimbje mesi.

Ndryshimi që i kërkohet Interit pas dy humbjeve radhazi në kampionat, fillimisht në shtëpi ndaj Udineses dhe më pas të shtunën, në “Allianz Stadium”, kundër Juventusit, fillon nga formacioni i ri i përzgjedhur nga trajneri Cristian Chivu. Ai po riorganizon skuadrën duke nisur nga porta, ku Josep Martinez do të zëvendësojë Sommer-in, autor i një paraqitjeje për t’u harruar kundër bardhezinjve. Por ndryshimet do të prekin edhe dy të tretat e mbrojtjes, e cila në tri ndeshjet e para të kampionatit ka pësuar gjashtë gola: në qendër De Vrij pritet të marrë vendin e Acerbit dhe Bisseck atë të Akanji-t, i cili ka zhvilluar tri ndeshje radhazi mes Interit dhe kombëtares së Zvicrës. Në krahë pritet rikthimi i Dimarcos në të majtë, pas startit nga stoli kundër Juves, ndërsa në të djathtë do të jetë Dumfries. Risi të tjera do të ketë edhe në mesfushë: Sucic është gati të rikthehet titullar pas stolit në Torino dhe do të pushojë Mkhitaryan. Zielinski po i bën presion Barella-s për një vend në formacion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco