Lajmi i fundit

I kërkoi mandatin/ Deputetja sfidon Ramën: Hajde shkojmë në zgjedhjet ta shohim...

Turqia shkatërron Greqinë dhe kualifikohet në finalen e Eurobasket

Turqia shkatërron Greqinë dhe kualifikohet në finalen e Eurobasket

22:34, 12/09/2025

Turqia ka arritur një sukses të madh duke u kualifikuar në finalen e Eurobasket pas fitores bindëse 94-68 ndaj Greqisë në gjysmëfinalen e dytë.

Në finale, skuadrën e Ergin Ataman e pret Gjermania, duke premtuar një përballje spektakolare për trofeun.

Turqia e nisi ndeshjen në mënyrë të furishme, duke bërë një seri prej 7-0 vetëm në dy minutat e para.

Skuadra turke shkëlqeu në sulm dhe tregoi një mbrojtje të hekurt, duke e mbajtur Greqinë në vetëm 16 pikë gjatë çerekut të parë, ndërsa vetë shënuan 26.

Në periodën e dytë, grekët u përpoqën të riktheheshin duke shënuar më shumë pikë, por Turqia nuk e lëshoi epërsinë.

Me dominim në të dyja anët e parketit, turqit shkuan në pushim me një avantazh të qartë 49-31.

Edhe në pjesën e dytë, ritmi nuk ndryshoi. Turqia vazhdoi me efikasitet të lartë, duke shënuar 23 pikë vetëm në çerekun e tretë dhe duke ruajtur epërsinë e madhe deri në fund.

Në dhjetë minutat e fundit, ekipi turk administronte lojën me qetësi dhe e mbylli sfidën pa asnjë vështirësi.

Lojtari i ndeshjes ishte i pandalshmi Erxhan Osmani, i cili realizoi 28 pikë.

Atij iu bashkua Cedi Osman me 17 dhe Alperen Sengun me 15 pikë.

Nga ana tjetër, për Greqinë u dalluan Kostas Sloukas me 15 pikë, ndërsa Giannis Antetokounmpo dhe Panagiotis Kalaitzakis shtuan nga 12 secili.

Finalja e madhe e Eurobasket do të zhvillohet të dielën, më 14 shtator, në orën 20:00, ndërsa ndeshja për vendin e tretë do të luhet më herët, në orën 16:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco