Lajmi i fundit

I kërkoi mandatin/ Deputetja sfidon Ramën: Hajde shkojmë në zgjedhjet ta shohim...

Reali merr lajmin e keq, Antonio Rudiger jashtë fushave për 3 muaj

Reali merr lajmin e keq, Antonio Rudiger jashtë fushave për 3 muaj

20:46, 12/09/2025

Nuk është e thënë që Real Madrid të mos vuajë nga dëmtimet. Klubi madrilen është njoftuar se do të ketë jashtë Antonio Rudiger për 3 muajt e ardhshëm.

Mbrojtësi gjerman duhet të rikuperohet nga dëmtimi i fundit që ka pësuar.

32-vjeçari vazhdimisht i ka vuajtur këto shqetësime, ndërsa ky lajm vjen për të në momentin më të papërshtatshëm.

Rudiger ishte në pankinë përgjatë ndeshjes së fundit, që Reali fitoi 2-1 përballë Majorkës.

Me përfaqësuesen e Gjermanisë i luajti ndeshjet e shtatorit si titullar.

Tashmë Reali duhet t’i bëjë llogaritë pa të. Dhe 3 muaj nuk janë pak në fillimin e sezonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco