Mirlind Daku nga ndeshja në ndeshje po tregon se është protagonisti kryesor i Rubin Kazan në kampionatin rus të futbollit.
Daku ka shënuar edhe sot për Rubinin në sfidën kundër Dinamo Makhaçkala.
Sulmuesi i Kombëtares zhbllokoi takimin nga penalltia, ndërsa regjistrohej minuta e 27-të e ndeshjes.
Rubini fitoi fillimisht një penallti të kontestuar përmes VAR. Dhe si gjithmonë ishte Daku që e mori përsipër.
Goditja e tij nuk mund të ndalej nga portieri kundërshtar. Pas golit, Daku shfryu me një tjetër gjuajtje të topit.
https://streamin.one/v/5320a072
Sulmuesi shqiptar e ka golin e shtatë, ndërsa sfida është e vlefshme për javën e tetë të kampionatit.
Daku zgjati kontratën gjatë verës, edhe pse ofertat për të ishin të shumta.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: