Capello: Milani është si një pemë pa trung, por Allegri ka zgjuarsinë për të gjetur zgjidhje

Capello: Milani është si një pemë pa trung, por Allegri ka zgjuarsinë për të gjetur zgjidhje

12:24, 11/09/2025

Ish-trajneri i Milanit, Fabio Capello, analizoi situatën te kuqezinjtë në një intervistë për ‘Corriere della Sera’, duke shprehur rezervat e tij mbi revolucionin e merkatos verore dhe ardhjen e lojtarëve si Adrien Rabiot në mesfushë.

“Situata më duket si te kombëtarja,” tha Capello. “Mesfusha nuk filtron topin sa duhet, mbrojtësit fokusohen më shumë te topi sesa te kundërshtari, dhe kur Milani humb topin, rikuperimi bëhet i ngadaltë dhe nga pak lojtarë.”

Ish-trajneri theksoi rëndësinë e strukturës në një skuadër: “Një ekip futbolli është si një pemë. Trungu është baza: një mbrojtës i fortë qendror, një mesfushor që mbron dhe nis sulmet dhe një sulmues që shënon. Më duket se këtu mungojnë disa elemente, por Allegri është i zgjuar dhe do të gjejë mënyrën për t’i kompensuar këto boshllëqe.”

Sa u përket objektivave, Capello e sheh vendin në Champions League si minimalen, pasi Milani nuk merr pjesë në Kupat e Europës këtë sezon.

Për një rikthim të mundshëm të Adriano Gallianit në klub, Capello shtoi: “Do të isha i lumtur, sidomos në të mirë të Milanit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco