Nikolas Xhekson është zyrtarisht lojtar i Bayern Mynih. Klubi bavarez e njoftoi këtë në një deklaratë zyrtare.
Lojtari 24-vjeçar senegalez u bashkua me gjermanët nga Çelsi në formë huazimi dhe do të veshë fanellën me numër 11.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh. Bajern është një nga klubet më të mira në botë. Të gjithë i njohin emrat e legjendave që kanë luajtur këtu dhe e dinë se ky klub është sinonim i suksesit të madh.
Kam qëllime dhe ëndrra të mëdha këtu dhe do të jap gjithçka nga vetja për të ndihmuar Bajernin të fitojë më shumë tituj”, deklaroi Xhekson.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: