Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Tjetër goditje e Igli Tares, Milani transferon futbollistin në limitet e merkatos

Tjetër goditje e Igli Tares, Milani transferon futbollistin në limitet e merkatos

09:13, 02/09/2025

Dejvid Odogu u zyrtarizua dje nga Milani në orët e fundit të merkatos së verës.

19-vjeçari i bashkohet kuqezinjve menjëherë, si një investim që premton shumë.

Klubi ka paguar 7 milionë euro për transferimin e mbrojtësit nga Volfsburg.

Kontrata e firmosur është e vlefshme për 4 vite.

Odogu ka paraqitje me Gjermaninë U-19. Mbrojtësi me origjinë nga Nigeria largohet nga Bundesliga me kujtimin e tri ndeshjeve.

Igli Tare ishte kryefjala e Milanit në këtë merkato. Tashmë mbeten për t’u parë çfarë do prodhojnë në fushë lëvizjet e drejtorit sportive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco