Burime pranë Dinamo City-t kanë konfirmuar se ndeshja e prapambetur e javës së parë të Kategorisë Superiore, mes Dinamos dhe Teutës, nuk do të zhvillohet as në datën e planifikuar më 5 shtator.
Klubi kryeqytetas ka kërkuar shtyrjen e sfidës pasi ka lojtarë të grumbulluar e Kombëtaren, si Naser Alijin, duke e bërë të pamundur zhvillimin e takimit në këtë datë në kushte të barabarta.
Kjo është hera e dytë që kjo ndeshje shtyhet. Fillimisht, dueli ishte planifikuar në javën e parë të kampionatit, por u spostua për më 5 shtator për shkak të përfshirjes së Dinamos në play-off-in e Conference League.
Tani pritet që FSHF të caktojë një datë të re për zhvillimin e sfidës, duke marrë parasysh kalendarin e ngjeshur të kampionatit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: