Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Zyrtare/ Edon Zhegrova firmos me Juventusin deri në vitin 2030, detajet e marrëveshjes

Zyrtare/ Edon Zhegrova firmos me Juventusin deri në vitin 2030, detajet e marrëveshjes

21:45, 01/09/2025

Edon Zhegrova është lojtari më i ri i Juventusit. Sulmuesi anësor i përfaqësueses së Kosovës ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me bardhezinjtë, që e lidh me klubin torinez deri në vitin 2030, pas marrëveshjes së arritur me Lille për transferimin e tij përfundimtar. Në njoftimin e klubet bardhezi thuhet:

“Juventus Football Club S.p.A. njofton se ka arritur një marrëveshje me klubin LOSC Lille për blerjen përfundimtare të të drejtave mbi shërbimet sportive të futbollistit Edon Zhegrova, për një shumë prej 14,3 milionë eurosh, e pagueshme në katër këste, si dhe shpenzime shtesë në vlerën 1,2 milionë euro. Janë parashikuar gjithashtu bonuse deri në një maksimum prej 3 milionë eurosh, në rast të arritjes së disa objektivave sportive të caktuara. Juventus ka nënshkruar me lojtarin një kontratë sportive deri më 30 qershor 2030.”

26-vjeçari nisi karrierën profesionale te Genk (2017-2019), përpara se të spikaste te Baseli me teknikën dhe aftësinë për të kaluar kundërshtarët. Në vitin 2022 u transferua te Lille, ku u bë një prej lojtarëve më vendimtarë të skuadrës falë shpejtësisë, krijimtarisë dhe aftësisë për të ndikuar në fazën ofensive.

Me kombëtaren e Kosovës, Zhegrova ka vite që është një prej futbollistëve kyç, duke u shquar për lojën individuale dhe aftësinë për të krijuar epërsi numerike në repartin sulmues.

Statistika dhe fakte

Që nga sezoni 2021/22 në Ligue 1 deri në fillim të këtij sezoni, Zhegrova ishte lojtari i Lille me më shumë driblime të realizuara (181). Në të njëjtën periudhë, vetëm Jonathan David (87) ka kontribuar në më shumë gola se ai (27 – 15 gola dhe 12 asistime). Po ashtu, mes lojtarëve të Lille, vetëm Gabriel Gudmundsson (34) ka dhënë më shumë krosime nga loja e hapur se Zhegrova (33).

Energji dhe fantazi për Juventusin

Me shpejtësinë, teknikën dhe fleksibilitetin e tij për të luajtur në të dy krahët, Zhegrova pritet të sjellë një dimension të ri në repartin ofensiv të Juventusit. Trajneri Igor Tudor do të ketë në dispozicion një armë të re për të shtuar cilësi dhe fantazi në lojën e bardhezinjve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco