VIDEO/ Blof i Interit në ‘San Siro’, e përmbys Udinese, Lazio shkatërron Veronën

VIDEO/ Blof i Interit në ‘San Siro’, e përmbys Udinese, Lazio shkatërron Veronën

22:47, 31/08/2025

Pas fitores së thellë ndaj Torinos në javën e parë, Interi i Cristian Chivu nuk arrin të konfirmohet dhe pëson një disfatë të papritur në ‘San Siro’, ku u mund 2-1 nga Udinese.

Inter - Udinese 1-2

Zikaltrit e nisën mirë sfidën, duke kaluar në avantazh në minutën e 17-të me Dumfries, i shërbyer nga Thuram. Por entuziazmi zgjati pak, sepse miqtë reaguan shpejt: në minutën e 29-të Davis barazoi shifrat nga pika e bardhë, ndërsa në të 40-tën Atta përmbysi rezultatin me një goditje të bukur me të djathtën.

Në pjesën e dytë Interi tentoi të reagonte, rriti ritmin dhe shtyu përpara, por mbrojtja e organizuar e Udineses rezistoi. Zikaltrit arritën të gjenin rrugën e rrjetës me Dimarco, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të Thuram.

Kështu, Udinese del me tri pikë të arta nga Milano, ndërsa Interi regjistron humbjen e parë të sezonit pas një debutimi bindës.

Lazio – Verona 4-0

Maurizio Sarri e kishte kritikuar ashpër Lazion e tij pas humbjes në debutim ndaj Comos, por këtë herë merr menjëherë sinjale pozitive nga skuadra, e cila u shfaq bindëse në javën e dytë të Serie A. Bardhekaltrit triumfuan me rezultatin 4-0 ndaj Veronës, falë golave të Guendouzi-t, Zaccagni-t, Castellano-s (i cili dha edhe dy asiste) dhe Dia-s, duke u ngjitur kështu në kuotën e 3 pikëve.

Ndërkohë, Verona mbetet me vetëm një pikë të marrë në barazimin kundër Udineses, duke treguar vështirësi të dukshme në "Olimpico".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco