Adrien Rabiot është shumë pranë të bëhet lojtar i Milanit. E diela ka afruar ndjeshëm palët, me një kontakt fillestar gjatë natës mes klubit kuqezi dhe Olympique Marseille, që më pas solli një akord të përbashkët gjatë ditës.
Sipas marrëveshjes, Marseille do të përfitojë 10 milionë euro, përfshirë bonuset, ndërkohë që një pjesë e kësaj shume do t’i kalojë edhe Veronique Rabiot, e ëma dhe agjentja e mesfushorit francez.
Tani mbetet vetëm nënshkrimi i kontratës. Tek Juventus, Rabiot përfitonte 7 milionë euro neto në sezon, ndërsa tek Milan vështirë se do të zbresë poshtë shifrës prej 5.5 milionë euro neto. Nëse kjo ndodh, ai do të bëhet një nga lojtarët më të paguar të skuadrës, në të njëjtin nivel me Rafa Leao.
Në këtë operacion ka pasur një rol të rëndësishëm edhe Massimiliano Allegri, i cili pas humbjes me Cremonese ka kërkuar me ngulm përforcime. Pikërisht me Allegrin, Rabiot pati periudhën e tij më të mirë tek Juventusi, duke kombinuar inteligjencën taktike me fuqinë fizike dhe ndjeshmërinë për gol.
Në Milanin e ri me skemën 3-5-2, francezi pritet të jetë një nga dy mesfushorët e avancuar, përkrah Loftus-Cheek ose Fofana, ndërsa për rolin e regjisorit do të konkurrojnë Modric, Jashari dhe Ricci.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: