Në javën e dytë të Serisë A, Juventus fitoi në ‘Marassi’, duke mundur Genoan 0-1. Pas një pjese të parë pa shumë emocione, me vetëm tri raste shënimi të krijuara në minutat para pushimit, sfida u zhbllokua në pjesën e dytë falë Vlahovic-it (73’), i cili shënoi me kokë nga një goditje këndi e Kostic, duke mos i lënë asnjë shans portierit Leali.
Skuadra e Genoas tentoi të reagonte, por një mbrojtje e organizuar dhe me fat e Juventusit (mrekulli e Di Gregorio ndaj Ekuban dhe traversa e Masini-t në fund) i siguroi Tudor-it fitoren e dytë, që ngjiti “Zonjën e Vjetër’ në krye të tabelës me pikë të plota dhe me zero gola të pësuar.
Në ndeshjen tjetër të orës 18:30, Fiorentina nuk arriti të siguronte fitoren, pasi sulmi i saj dështoi përballë Torinos, në radhët e së cilës luajti titullar Kristjan Asllani (qendroi në fushë deri në minutën e 81-të).
Për skuadrën ‘Granata’, një pikë (0-0) ndaj Fiorentinës mund të konsiderohet si pikë kthesë pas asaj humbjeje të thellë 5-0 ndaj Interit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: