VIDEO/ ‘Perla’ e Szoboszlai-t ‘fundos’ Arsenalin në 'Anfield', Liverpool-i fluturon i vetëm në krye

VIDEO/ ‘Perla’ e Szoboszlai-t ‘fundos’ Arsenalin në 'Anfield', Liverpool-i fluturon i vetëm në krye

19:32, 31/08/2025

Liverpooli konfirmoi formën e shkëlqyer në startin e Premier League-s, duke mposhtur Arsenalin në një sfidë dramatike në “Anfield”. Një gol i mrekullueshëm nga Dominik Szoboszlai në minutën e 83-të u dha “The Reds” fitoren 1-0 dhe i ngjit në kuotën e nëntë pikëve të plota, duke kryesuar të vetëm tabelën.

Liverpool - Arsenal 1-0

Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse rastet nuk munguan. Në minutën e 36-të, Noni Madueke u gjend i lirë në zonë dhe gjuajti fuqishëm, por një ndërhyrje heroike e mbrojtjes vendase e ndali në limit. Liverpooli u përgjigj me Florian Wirtz në minutën e 61-të, i cili depërtoi bukur dhe gjuajti saktë, por Raya bëri një pritje fantastike. Madje, pak çaste më pas vendasit menduan se kishin gjetur golin, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje.

Në fraksionin e dytë ritmi u rrit ndjeshëm. Arsenal u përpoq të fitonte terren, duke futur në lojë Odegaard dhe Eze, por pa mundur të thyente rezistencën e mbrojtjes së Arne Slot. Nga ana tjetër, Liverpooli humbi disa lojtarë të rëndësishëm për shkak të dëmtimeve, mes tyre Konate dhe Wirtz, por menaxhoi situatën me zgjuarsi duke hedhur në fushë Joe Gomez, Endon dhe Chiesa-n.

Momenti magjik erdhi në minutën e 83-të. Pas një faulli pranë zonës, Szoboszlai mori përsipër ekzekutimin e goditjes së lirë. Hungarezi u tregua mjeshtëror, duke e dërguar topin në rrjetë. “Anfield” shpërtheu në festë, teksa “The Reds” gjetën avantazhin e artë.

Arsenali tentoi të reagonte në minutat e fundit, me Eze që kërkoi penallti pas një kontakti në zonë, por arbitri Kavanagh nuk u bind. Në kohën shtesë, të dy trajnerët kryen ndërrimet e fundit për shkak të dëmtimeve, por rezultati nuk ndryshoi më.

Me këtë fitore, Liverpooli mbetet skuadra e vetme me pikë të plota (9 në 3 ndeshje). Arsenali, nga ana tjetër, ngelet me 6 pikë dhe merr goditjen e parë të këtij sezoni, duke treguar se ende ka nevojë për më shumë stabilitet për të rivalizuar në majë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco