Bayerni futet në garë për Ademola Lookman, Atalanta pret ofertën e duhur

Bayerni futet në garë për Ademola Lookman, Atalanta pret ofertën e duhur

18:31, 31/08/2025

Bayern i Mynihut ka vënë në shënjestër sulmuesin Ademola Lookman në ditët e fundit të merkatos. Pasi dështoi tentativa për të mbyllur transferimin e Nicolas Jackson, i bllokuar nga Chelsea pas dëmtimit të Delap, klubi bavarez është gati të bëjë hapin vendimtar për ‘yllin’ e Atalantës.

Lookman, që ishte objektivi kryesor i Interit për repartin ofensiv, aktualisht po stërvitet i veçuar në qendrën sportive të Zingonias, në pritje të një vendimi për të ardhmen. Sipas David Ornstein, Bayerni ka nisur kontaktet e para me klubin bergamask dhe ka paraqitur një ofertë zyrtare me formulën e huazimit me pagesë dhe opsion blerjeje. Shifrat mbeten për t’u përcaktuar, por Interi kishte shkuar deri në 45 milionë euro disa javë më parë, një ofertë e refuzuar nga Atalanta.

Nga ana e tij, lojtari 26-vjeçar po e konsideron seriozisht transferimin në Bundesligë, ndërsa interes kanë shfaqur edhe Galatasaray e Tottenhami. Një gjë është e qartë: Lookman ka vendosur të largohet nga Atalanta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco