VIDEO/ Uzuni tund sërish rrjetën, komentatori që e paralajmëroi rrezikun kryesor: Është njeriu i 12 milionë dollarëve

VIDEO/ Uzuni tund sërish rrjetën, komentatori që e paralajmëroi rrezikun kryesor: Është njeriu i 12 milionë dollarëve

11:04, 31/08/2025

Myrto Uzuni është rreziku kryesor i Austin në Amerikë dhe komentatori i MLS e kishte paralajmëruar, para ndeshjes me San Hoze Ërthkuejks. Austin fitoi 3 me 1, ndërsa goli i dytë mbajti firmën e Uzunit dhe ishte pikërisht ai që i dha qetësinë skuadrës.

Uzuni nuk mund të gabonte me portën bosh. Kështu konfirmon formën e mirë, ndërsa është ftuar nga Kombëtarja për ndeshjet e shtatorit.

“Është njeriu i 12 milionë dollarëve”,  u shpreh komentatori gjatë festës së golit. Kjo është pikërisht shifra që Austin shpenzoi për të blerë kartonin e sulmuesit shqiptar.

Dhe Uzuni tashmë ka formën më të mirë. Në 6 ndeshjet e fundit të kampionatit ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar 2 të tjerë.

VIDEON KETU:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco