Shmanget tragjedia, policia arreston një person të armatosur pas përfundimit të ndeshjes së Chelseat

Shmanget tragjedia, policia arreston një person të armatosur pas përfundimit të ndeshjes së Chelseat

18:40, 30/08/2025

Policia britanike ka parandaluar një ngjarje tragjike pranë stadiumit “Stamford Bridge” në Londër.

Një person i dyshuar për tentativë sulmi masiv është arrestuar menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Chelsea-Fulham.

Sipas raportimeve, i dyshuari ishte i pajisur me një armë zjarri, fishekë shtesë dhe kishte veshur helmetë si dhe një jelek të posaçëm.

Forcat e sigurisë ndërhynë në kohë, duke shmangur një skenar të rrezikshëm për mijëra tifozët që po largoheshin nga stadiumi.

Dëshmitarët tregojnë se paniku ka qenë i madh në zonë, mirëpo policia ka arritur të neutralizojë shpejt situatën dhe të arrestojë të armatosurin pa pasoja për qytetarët.

Hetimet kanë nisur për të zbuluar motivet e këtij akti të mundshëm, ndërkohë që autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e të ndaluarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco