SUPERGOLAT/ Milani i kthehet fitores, mposht Leçen e Ramadanit dhe Berishës

SUPERGOLAT/ Milani i kthehet fitores, mposht Leçen e Ramadanit dhe Berishës

22:57, 29/08/2025

Milani i drejtuar nga Masimiliano Alegri ka reaguar pas disfatës në kampionat ndaj Kremonezes, duke marrë një fitore të pastër 0-2 në transfertë ndaj Leçes.

Golat e Loftus-Çik në minutën e 66-të dhe të Pulišiç në minutën e 86-të i dhuruan kuqezinjve 3 pikët e para të këtij sezoni, duke rikthyer besimin te skuadra.

Në krahun tjetër, Leçja e dy mesfushorëve shqiptarë pati një paraqitje të ndershme. Ylber Ramadani u aktivizua titullar dhe qëndroi në fushë për 82 minuta, për t’u zëvendësuar më pas nga Helgason, ndërsa Medon Berisha hyri në lojë në minutën e 63-të në vend të Kaba.

Me këtë fitore, Milani sheh përpara me më shumë optimizëm, ndërsa në javën e tretë do të presë Bolonjën në “San Siro”. Ndërkohë, Leçe do të përballet me Atalantën në transfertë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco