Kremoneze e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë edicion të Serisë A, teksa në 2 javët e para të kampionatit, ka siguruar 6 pikë të plota, duke kryesuar tabelën e renditjes.
Pasi shtangën Milanin në “San Siro”, skuadra e trajnerit Davide Nikola, arriti të arkivonte 3 pikë të arta pasditen e sotme, duke mposhtur Sasuolon me rezultatin 3-2, në ndeshjen debutuese të portierit shqiptar të Kosovës, Aron Muriç, i cili pësoi 3 gola.
Terraçiano, Vaskez dhe De Luka, ishin autorët e golave për vendasit, ndërkohë që Pinamonti dhe Berardi shënuan për Sasuolon.
Në duelin e radhës Kremoneze do të luajë në transfertë ndaj Veronës, ndërsa Sasuolo pret Lacion në shtëpi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: