Zyrtare/ Borussia e Dortmundit firmos përfundimisht me Chukwuemeka-n

Zyrtare/ Borussia e Dortmundit firmos përfundimisht me Chukwuemeka-n

18:40, 26/08/2025

Borussia Dortmund ka zyrtarizuar një tjetër goditje të rëndësishme në merkato. Klubi gjerman, në të njëjtën ditë kur konfirmoi zgjatjen e kontratës me trajnerin Nico Kovac, ka njoftuar edhe transferimin përfundimtar të mesfushorit Carney Chukwuemeka.

21-vjeçari anglez ishte pjesë e verdhezinjve gjatë periudhës janar-qershor si huazim nga Chelsea, ku arriti të bindë drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij. Tashmë, Chukwuemeka ka firmosur kontratë afatgjatë me Dortmundin, e cila do të vlejë deri në vitin 2030.

Ky transferim shihet si një hap i madh për të ardhmen e skuadrës, duke i shtuar mesfushës energji dhe kreativitet. Për Chelsea-n, ndërkohë, kjo lëvizje nënkupton humbjen e një talenti të ri, i cili nuk gjeti hapësirat e duhura në Premier League, por pritet të zhvillohet më tej në Bundesligë.

Një lëvizje e dyfishtë e rëndësishme për Dortmundin: stabilitet me Kovac dhe një investim premtues me Chukwuemeka-n.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco