Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Lajm i dhimbshëm nga Italia, futbollisti belg humb djalin 14 muajsh

Lajm i dhimbshëm nga Italia, futbollisti belg humb djalin 14 muajsh

12:10, 28/07/2025

Një lajm i trishtë ka tronditur qytetin e Barit dhe gjithë botën e futbollit italian këtë të hënë. Mesfushori belg Matthias Verreth, i cili u transferua së fundmi nga Brescia te Bari, ka humbur djalin e tij vetëm 14 muajsh, duke zhytur në pikëllim të thellë klubin dhe qytetin jugor italian. Mediet italiane kanë raportuar se vogëlushi nuk ka mundur t’i mbijetojë një gjendjeje të rëndë virale.

Klubi i Barit, që drejtohet nga Luigi De Laurentiis, djali i presidentit të Napolit, ka lëshuar një komunikatë zyrtare ku shpreh dhimbjen për humbjen tragjike dhe njofton ndërprerjen e përkohshme të fazës përgatitore jashtë qytetit, për t’u kthyer menjëherë në Bari pranë lojtarit dhe familjes së tij.

“Nuk kemi fjalë për të përshkruar një lajm të tillë, që prek thellë secilin prej nesh. Presidenti Luigi De Laurentiis, stafi teknik, skuadra dhe të gjithë bashkëpunëtorët e Barit janë pranë Matthias Verreth dhe familjes së tij në një nga momentet më të tmerrshme që një prind dhe një njeri mund të përjetojë: humbjen e parakohshme të një fëmije. U kërkojmë të gjithë tifozëve të tregojnë solidaritet dhe mbështetje për Matthiasin, bashkëshorten e tij, vajzën e tyre të madhe dhe gjithë të dashurit e tyre,” thuhet në deklaratën e klubit.

Edhe Bashkia e Barit ka reaguar me një mesazh ngushëllimi:

“Është e vështirë t’i japësh kuptim një tragjedie të tillë. Është e pamundur të gjesh fjalët, të kuptosh çfarë ndodhi. Qyteti i Barit është më afër se kurrë me lojtarin tonë dhe familjen e tij në këtë moment dhimbjeje të pamasë.”

Një humbje që shkon përtej futbollit, duke prekur dimensionin më të thellë njerëzor. Ngushëllime të sinqerta për familjen Verreth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco