Cavan Sullivan është emri që po trondit botën e futbollit amerikan dhe jo vetëm. Vetëm 15 vjeç, talenti i lindur në Filadelfia më 28 shtator 2009 ka filluar të bëjë emër si një nga ‘yjet’ e ardhshëm të Manchester City-t, edhe pse do të mund të bashkohet zyrtarisht me skuadrën vetëm në vitin 2027, kur të mbushë 18 vjeç.
Sullivan, që tashmë mban rekordin si lojtari më i ri debutues në historinë e MLS-së (14 vjeç e 293 ditë), po zhvillon një fazë stërvitore verore në Angli me ekipin e të rinjve të Manchester City-t. Në një miqësore kundër Buxton FC, nga Liga e Gjashtë angleze, ai u aktivizua si zëvendësues dhe arriti të shënonte vetëm 16 minuta pas hyrjes në fushë me një goditje të fuqishme me të majtën, ndonëse skuadra e tij humbi 3-2.
Cavan Sullivan’s first goal for #ManCity! 🎯
— City Xtra (@City_Xtra) July 27, 2025
🎥 IG: cavan.sull pic.twitter.com/R3sgE1M6Qw
Ky gol nuk bëri gjë tjetër veçse rriti edhe më shumë pritshmëritë për këtë mesfushor ofensiv të talentuar, i cili njihet si futbollisti me kontratën më të vlefshme në historinë e “soccer”-it amerikan. I gjatë 1.70 m dhe i lindur me të majtën magjike, Sullivan është ndërkombëtar me SHBA-në U-17, por mund të përfaqësojë gjithashtu Gjermaninë dhe Bangladeshin.
“Nuk i kushtoj rëndësi asaj që thonë për mua, as për të mirën, as për të keqen. Nuk dëgjoj askënd. Nuk më ndikon,” deklaroi me pjekuri të rrallë për moshën e tij.
Sullivan nuk e fsheh aspak dëshirën e madhe që e shtyu të zgjidhte Manchester City-n si destinacion: “Është klubi i ëndrrave për çdo fëmijë. U ula me familjen dhe agjentët, dhe vendosëm që kjo ishte zgjedhja më e mirë.” Ai aktualisht ndan fushën me vëllain e tij Quinn, gjashtë vite më të madh.
Por ëndrrat e Sullivan-it nuk ndalen këtu. Ai shpreson të jetë pjesë e SHBA-së për Botërorin e vitit 2026: “Do të jem vetëm 16 vjeç, por gjithçka është e mundur.” Me vetëm 13 ndeshje dhe 380 minuta në MLS, ky djalosh është gati të shkruajë historinë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: