Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Për shkak të xhelozisë së gruas, Arda Turan bëhet viral pas ndeshjes me Besiktas

Për shkak të xhelozisë së gruas, Arda Turan bëhet viral pas ndeshjes me Besiktas

22:37, 27/07/2025

Trajneri i Shaktar Donetsk Arda Turan, u bë viral pasi refuzoi të shikojë në sy një gazetaren që po e intervistonte, për shkak të xhelozisë së bashkëshortes së tij.

Ditën e enjte, Besiktas dhe Shakhtar Donetsk luajtën ndeshjen e tyre të parë për raundin e dytë kualifikues të Europa League, ku ukrainasit fituan me shifrat 4-2 në Stamboll, duke siguruar kalimin në fazën tjetër.

Pas ndeshjes, Daria Bondar, drejtoresha e komunikimit të skuadrës ukrainase dhe përgjegjëse për intervistat, mori një intervistë nga trajneri i Shakhtar Donetsk, Arda Turan. Por 38-vjeçari duket se nuk e ktheu asnjëherë kokën për të shikuar në sy gazetaren.

Ngjarja u regjistrua në video dhe u bë menjëherë virale në mediat turke. Sipas mediave lokale, gruaja e Ardës, Aslihan, është xheloze ndaj gazetares ukrainase dhe i ka ndaluar atij të shikojë në sy.

Edhe pse si trajner Turani do të duhej të ishte më shoqëror, ai duket se preferon të shmanget, veçanërisht kur ndodhet përballë Dariës, e cila tërheq menjëherë vëmendjen me pamjen e saj mbresëlënëse.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco